
Italwax dhe Vlora’s Wax Studio Academy ishin ndër emrat që morën vëmendje të madhe gjatë edicionit të sivjetëm të Beauty Fair Kosovo, duke prezantuar produkte dhe teknika profesionale që po konsiderohen si standard i ri në industrinë e depilimit.
Gjatë panairit, profesionistët e fushës theksuan se tregu sot po kërkon produkte që japin rezultate reale dhe cilësi të dëshmuar, ndërsa kjo kërkesë po e konfirmon vazhdimisht besimin ndaj produkteve Italwax dhe ekspertizës së Vlora’s Wax Studio Academy.
Pjesëmarrja në Beauty Fair Kosovo u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për shkëmbim përvojash, prezantim të trendeve më të fundit dhe lidhje mes profesionistëve të industrisë së depilimit. Një nga momentet që tërhoqi vëmendjen e vizitorëve ishte demonstrimi live i depilimit në skenë, ku publiku pati mundësi të shohë nga afër teknikat profesionale dhe rezultatet që ofrojnë produktet Italwax.
Përmes prezantimeve profesionale dhe demonstrimeve live, vizitorët u njohën më afër me risitë dhe teknikat moderne që po përdoren në industrinë e depilimit.
