
Dita e tretë e solli një nga prezantimet më atraktive dhe më të duartrokitura të panairit, ku Mak Cosmetics organizoi një performancë profesionale të stilimit të flokëve në skenën kryesore të eventit.
Në këtë prezantim special performuan stilistët e mirënjohur Agim Slemani dhe Fahredin Dumnica, të cilët prezantuan teknika moderne dhe stile inspiruar nga trendet më të fundit botërore të industrisë së bukurisë dhe hairstyling-ut.

Audienca e pranishme mbeti e mahnitur nga transformimet dhe kreativiteti i prezantuar në skenë, ndërsa duartrokitjet e shumta dëshmuan vlerësimin për profesionalizmin, teknikën dhe artin e tyre në stilimin e flokëve.
Prezantimi i Mak Cosmetics u konsiderua si një nga momentet kulmore të ditës së tretë të panairit, duke sjellë energji, kreativitet dhe një atmosferë spektakolare për vizitorët e shumtë të Beauty Fair Kosova.


Panairi vazhdoi edhe në ditën e fundit me aktivitete të shumta, prezantime ekskluzive, demonstrime live dhe pjesëmarrje të gjerë të kompanive dhe profesionistëve të industrisë së bukurisë dhe estetikës.