Skip to content
Tuesday, June 2, 2026

Rosarita prezantoi trendet e thonjve në Beauty Fair Kosova 2026

Rosarita Kosova ishte pjesë e edicionit të sivjetëm të Beauty Fair Kosova 2026, ku u prezantua kryesisht me produkte profesionale për thonj dhe manikyr.

Në stendën e Rosarita, vizitorët patën mundësi të shohin nga afër produkte dhe aksesorë të dedikuar për nail art, manikyr profesional dhe kujdesin e thonjve, të cilat po përdoren gjithnjë e më shumë nga studio dhe profesionistë të bukurisë. Brendi solli në panair produkte moderne dhe trende të reja që po dominojnë industrinë e nail-it.

Pjesëmarrja e Rosarita në panair tërhoqi interesim të madh nga estetistë, nail artistë dhe vizitorë të shumtë, duke e bërë stendën e tyre një nga pikat më të vizituara gjatë aktivitetit.

Beauty Fair Kosova 2026 edhe këtë vit mblodhi kompani dhe brende të njohura të industrisë së bukurisë, duke e kthyer Prishtinën në qendrën më të madhe të bukurisë dhe estetikës në rajon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *