
Hapja zyrtare e u karakterizua nga një performancë artistike spektakolare e realizuar nga balerinat e Evolution Dance, duke i dhënë panairit një atmosferë unike dhe elegante që në momentet e para të eventit.
Me koreografi moderne, efekte vizuale dhe performancë dinamike në skenë, Evolution Dance solli një simbolikë të bukur të transformimit, estetikës dhe artit modern – elemente që lidhen drejtpërdrejt me frymën e Beauty Fair Kosova 2026.

Evolution Dance njihet ndërkombëtarisht për performancat që kombinojnë vallëzimin bashkëkohor, akrobacitë, artin vizual dhe efektet skenike moderne, duke krijuar shfaqje unike artistike të prezantuara në shumë vende të botës. Kompania artistike është e njohur për stilin inovativ që ndërthur lëvizjen, dritën dhe emocionin në një eksperiencë vizuale spektakolare.
Performanca e tyre në hapjen e panairit u mirëprit me duartrokitje nga të pranishmit dhe krijoi një nisje madhështore për edicionin e parë të , i cili gjatë tri ditëve mblodhi mijëra vizitorë, kompani të industrisë së bukurisë, profesionistë të estetikës dhe brende të njohura nga Kosova dhe rajoni.