Skip to content
Wednesday, June 3, 2026

Onze Recovery sjell “Dritën që shëron” – Teknologjia që po sfidon plakjen

Në ditën e parë të panairit “Beauty Fair”, vëmendjen e mori teknologjia inovative e prezantuar nga Elena Cena, themeluese e Onze Recovery. Prezantimi i saj, i titulluar “Drita që shëron”, shpalosi një teknologji që po sfidon plakjen, e cila ka filluar që në vitin 1990 si një eksperiment për të mbajtur astronautët të shëndetshëm.

Si funksionon terapia me dritë të kuqe? Sekreti qëndron në thellësi të qelizave. Gjatësitë e valëve të dritës së kuqe dhe asaj “Near Infra” depërtojnë thellë në shtresat e lëkurës për t’i ushqyer qelizat me ATP. Sa më shumë ATP që marrin qelizat, aq më shumë energji kanë ato për t’u rigjeneruar. Rrjedhimisht, sa më mirë rigjenerohen qelizat, aq më shpejt rigjenerohen organet, përfshirë edhe lëkurën. Terapia me dritë të kuqe redukton në mënyrë drastike edhe kohën e rikuperimit pas intervenimeve të ndryshme.

Glowpro dhe Hairbooster: Inovacionet e prezantuara Gjatë panairit u prezantua maska “Glowpro”, e cila cilësohet si teknologjia numër 1 në botë kundër plakjes. Njerëzit që e përdorin këtë maskë rregullisht, shohin rezultate reale në zbehjen e rrudhave dhe linjave të holla në fytyrë.

Përveç lëkurës, Onze Recovery prezantoi edhe “Hairbooster” për flokët. Kjo teknologji ndihmon në rritjen e shëndetshme të flokëve duke aktivizuar folikulat dhe duke përmirësuar qarkullimin e gjakut në skalp. Ky proces ndihmon në rikthimin e flokëve më të trashë, më të fortë dhe më të shëndetshëm.

Ideja për të hapur “Onze Recovery” lindi gjatë pandemisë, kur nga mbyllja në shtëpi lindi nevoja për diçka që të mbushte me energji dhe të qetësonte ankthin. Sot, kjo ide po vjen si mbështetësi më i mirë i rutinës së kujdesit personal për të gjithë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *