Skip to content
Wednesday, June 3, 2026

Mbi 2 mijë dhurata u shpërndanë gjatë tri ditëve në Beauty Fair Kosova 2026

Një atmosferë festive dhe plot surpriza ka shoqëruar të tri ditët e organizimit të , ku përveç prezantimeve të brendeve më të njohura të industrisë së bukurisë, vizitorët kanë pasur mundësinë të fitojnë dhe të marrin mijëra dhurata ekskluzive.

Gjatë gjithë panairit, përfshirë edhe ditën e fundit në skenën qendrore, janë dhuruar mbi 2 mijë dhurata nga kompanitë pjesëmarrëse, duke krijuar emocione të veçanta për mijëra vizitorë që ishin pjesë e këtij eventi unik të bukurisë dhe wellness-it në Kosovë.

Produktet kozmetike, trajtimet estetike, voucher-at, gift box-et dhe shumë surpriza të tjera nga brendet pjesëmarrëse u shpërndanë në mënyrë të vazhdueshme gjatë aktiviteteve në skenë, lojërave interaktive dhe prezantimeve live.

Organizatorët e kanë vlerësuar interesimin rekord të publikut, duke theksuar se edicioni i parë i panairit ka tejkaluar pritshmëritë si në numrin e vizitorëve ashtu edhe në energjinë dhe atmosferën pozitive që ka dominuar gjatë tri ditëve të eventit.

Beauty Fair Kosova 2026 mblodhi në një vend kompani të kozmetikës, klinika estetike, sallone bukurie, profesionistë të wellness-it dhe mijëra vizitorë, duke e shndërruar panairin në ngjarjen më të madhe të industrisë së bukurisë në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *