Skip to content
Wednesday, June 3, 2026

Flutur Cosmetics nga Maqedonia prezantohet në Beauty Fair Kosova me produktet e saj inovative

Në edicionin e këtij viti të Beauty Fair Kosova, një ndër brendet që ka tërhequr vëmendje të madhe është Flutur Cosmetics, i cili vjen nga Shkupi, Maqedonia e Veriut.

Flutur Cosmetics është një brend modern i industrisë së bukurisë, i themeluar në vitin 2022, i specializuar kryesisht në qerpikë artificialë, thonj press-on dhe produkte DIY për bukuri. Brendi është i njohur për kombinimin e dizajnit inovativ me produkte praktike që mund të përdoren si në shtëpi ashtu edhe nga profesionistët e industrisë së bukurisë.

Gjatë panairit në Kosovë, Flutur Cosmetics prezantoi koleksionet e saj më të reja dhe ofroi demonstrime live për vizitorët, duke treguar mënyrën e aplikimit të qerpikëve dhe thonjve artificialë. Produktet e brendit u pritën me interes të madh nga publiku dhe profesionistët e fushës.

Me këtë pjesëmarrje, Flutur Cosmetics synon zgjerimin në tregun rajonal dhe forcimin e prezencës së saj në industrinë e bukurisë në Ballkan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *