Skip to content
Wednesday, June 3, 2026

Vali’s Skincare me produktet për hidratim, dhe kujdes të trupit në Beauty Fair Kosova 2026

Ndër ekspozuesit që tërhoqën interesim të madh gjatë edicionit të parë të Beauty Fair Kosova 2026 ishte edhe Valis Skincare, një destinacion i njohur për produktet premium të kujdesit për lëkurën dhe trupin.

Gjatë panairit, Valis Skincare prezantoi një përzgjedhje të produkteve dhe brendeve më të kërkuara ndërkombëtare si Bath & Body Works, Victoria’s Secret, EOS, PanOxyl, si dhe aksesorë të ndryshëm për mirëmbajtjen dhe kujdesin e përditshëm të lëkurës.\

Stenda e Valis Skincare tërhoqi vizitorë të shumtë të interesuar për trendet moderne të skincare-it, produktet për hidratim, kujdes të trupit dhe rutina të avancuara të kujdesit personal, të cilat po bëhen gjithnjë e më të preferuara edhe në tregun kosovar.

Pjesëmarrja e Valis Skincare në Beauty Fair Kosova 2026 dëshmoi rritjen e interesimit për produktet autentike dhe brendet ndërkombëtare të bukurisë, ndërsa panairi vazhdoi të sjellë së bashku kompani dhe profesionistë që po ndikojnë në zhvillimin e industrisë së beauty dhe wellness në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *