
Një nga pjesëmarrësit që tërhoqi vëmendje të madhe gjatë edicionit të parë të Beauty Fair Kosova 2026 ishte edhe Zana & Ardi, e cila prezantoi në skenën e panairit trendet më të fundit në stilimin e flokëve, makeup-in profesional dhe trajtimet për kujdesin e lëkurës.
Gjatë prezantimit të saj, vizitorët patën mundësinë të njihen nga afër me teknikat moderne të stilimit dhe transformimet estetike që po dominojnë industrinë e bukurisë, ndërsa interesim të veçantë zgjuan edhe produktet e linjës Novoplex.

Në kuadër të panairit u prezantua edhe linja profesionale Novoplex, e dedikuar për trajtimin, ngjyrosjen dhe mirëmbajtjen e flokëve, produkte që tashmë po përdoren gjerësisht nga profesionistët e industrisë së bukurisë. Demonstrimet live dhe prezantimet profesionale në skenë krijuan një atmosferë dinamike dhe interaktive për të gjithë vizitorët e panairit.
Pjesëmarrja e Zana & Ardit në Beauty Fair Kosova 2026 dëshmoi edhe një herë rëndësinë që panairi po merr si platformë kryesore për promovimin e brendeve, profesionistëve dhe inovacioneve më të reja në industrinë e bukurisë dhe wellness-it në Kosovë.