Skip to content
Wednesday, June 3, 2026

Anita Bajrami prezanton storiet inspiruese të suksesit të Anni Fit Aesthetic në skenën e Beauty Fair Kosova 2026

Në kuadër të edicionit të parë të “Beauty Fair Kosova 2026”, një prezantim që tërhoqi interesim të madh nga vizitorët ishte ai i Anni Fit Aesthetic nga Anita Bajrami, e cila prezantoi në skenë shërbimet kryesore të biznesit si dhe raste reale të transformimeve dhe storieve të suksesit të klienteve të saj.

Gjatë prezantimit, Anita Bajrami foli për rëndësinë e trajtimeve natyrale dhe wellness-it në përmirësimin e mirëqenies fizike dhe estetike, duke theksuar se rezultatet afatgjata arrihen përmes përkushtimit, trajtimeve profesionale dhe kujdesit të vazhdueshëm ndaj trupit dhe lëkurës.

Anni Fit Aesthetic është bërë e njohur për trajtime natyrale për humbje peshe dhe reduktim të celulitit, masazh limfatik dhe trajtime për rigjenerimin e lëkurës, ndërsa storiet e prezantuara në skenë dëshmuan rezultatet konkrete dhe besimin që klientët kanë krijuar ndaj këtij koncepti modern të wellness-it dhe estetikës.

Prezantimi i Anita Bajramit u mirëprit nga publiku i pranishëm në panair, duke reflektuar interesimin në rritje për trajtime natyrale dhe qasje moderne ndaj kujdesit personal. Beauty Fair Kosova 2026 mblodhi rreth 30 mijë vizitorë gjatë tri ditëve dhe u shndërrua në platformën më të madhe të industrisë së bukurisë dhe wellness-it në Kosovë.

Pjesëmarrja e Anni Fit Aesthetic në këtë panair konfirmoi edhe një herë rritjen e interesimit për konceptet moderne të beauty & wellness në vend, si dhe rëndësinë e promovimit të storieve reale të suksesit që inspirojnë publikun drejt një stili më të shëndetshëm jetese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *