Skip to content
Tuesday, June 2, 2026

Pilates With Fifi solli energji dhe wellness në Beauty Fair Kosova 2026

Një nga aktivitetet më të veçanta dhe më inspiruese të ishte prezenca e “Pilates With Fifi”, që solli në panair energji pozitive, lëvizje dhe promovim të jetesës së shëndetshme.

Aktiviteti u udhëhoq nga Fitore Gashi Merovci – Fifi, e njohur për angazhimin e saj në promovimin e Pilates dhe wellness-it modern. Përmes platformës “Pilates With Fifi”, ajo është bërë një nga emrat më të njohur në këtë fushë, duke inspiruar vajza dhe gra të shumta drejt një stili jetese më aktiv dhe më të balancuar.

Ky sesion Sesionet e organizuara në kuadër të panairit u realizuan në bashkëpunim me Onze Store dhe Onze Recovery, duke krijuar një atmosferë unike ku pjesëmarrëset patën mundësinë të kombinojnë lëvizjen, relaksimin dhe energjinë pozitive në një ambient modern dhe motivues.

Pas aktivitetit, Fifi ndau emocionet e saj për eksperiencën në Beauty Fair Kosova 2026:

“An experience I’ll truly cherish 🌸
Thank you Beauty Fair Kosova & Onze Store & Onze Recovery for the beautiful invitation and for trusting me to bring Pilates into your space.
Moving, laughing, and sharing such powerful energy with my girls made it all even more special. Moments like these remind me why I love what I do 🧘‍♀️🌸
More to come… 🫶🏻”

Aktiviteti “Pilates With Fifi” u mirëprit jashtëzakonisht mirë nga vizitorët dhe pjesëmarrëset, duke u kthyer në një nga momentet më të komentuara të panairit dhe duke dëshmuar edhe një herë se solli jo vetëm bukuri dhe estetikë, por edhe wellness, lifestyle dhe eksperienca inspiruese për publikun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *