
Një nga elementet që i dha vlerë të shtuar edicionit të parë të ishte organizimi i Kongresit të Mjekësisë Estetike, i cili mblodhi në një vend profesionistë të njohur të kirurgjisë plastike, estetikës dhe trajtimeve moderne estetike.
Kongresi u udhëhoq nga Prof. Lec. Krenar Dobroshi, i cili njëkohësisht shërbeu si President i Kongresit, duke sjellë një program profesional me diskutime, prezantime dhe shkëmbim përvojash mbi trendet më të fundit në mjekësinë estetike.
Në panelin profesional morën pjesë specialistë të njohur vendorë, përfshirë Violeta Zatriqi, Vildane Ismajli Osmani, Rreze Mustafa dhe Fidaim Shabani, të cilët trajtuan tema që lidhen me kirurgjinë estetike, trajtimet moderne dhe zhvillimet më të reja në industrinë e bukurisë dhe wellness-it.

Dr. Violeta Zatriqi. Specialiste e Kirurgjisë plastike



Po ashtu, organizatorja Sherife Kçiku Vishaj theksoi rëndësinë që panairi të mos jetë vetëm një hapësirë ekspozuese për brendet dhe kompanitë e industrisë së bukurisë, por edhe një platformë profesionale që sjell edukim, networking dhe shkëmbim përvojash ndërmjet ekspertëve dhe profesionistëve të fushës.
Kongresi i Mjekësisë Estetike u mirëprit nga pjesëmarrësit dhe vizitorët, duke u konsideruar si një nga pikat më të rëndësishme të dhe një hap i rëndësishëm drejt avancimit të industrisë estetike në Kosovë