Skip to content
Wednesday, June 3, 2026

Brendet që e jetësuan edicionin e parë të Beauty Fair Kosova 2026

Njihuni me brendet dhe organizatat që mundësuan Beauty Fair Kosova 2026.

Edicioni i parë i Beauty Fair Kosova 2026 nuk do të kishte këtë sukses të jashtëzakonshëm pa besimin, mbështetjen dhe energjinë e partnerëve tanë, të cilët vendosën të bëhen pjesë e një historie të re për industrinë e bukurisë në Kosovë.

Në një moment kur për herë të parë në vend organizohej një panair i dedikuar ekskluzivisht industrisë së bukurisë, estetikës, wellness-it dhe kozmetikës, kompanitë, klinikat, artistët dhe mediat partnere besuan në vizionin e PR Solutions dhe MODUS për të krijuar një platformë moderne, profesionale dhe me standarde ndërkombëtare.

Falë këtij bashkëpunimi, Beauty Fair Kosova 2026 u shndërrua në një nga ngjarjet më të mëdha dhe më të komentuara të vitit, duke mbledhur mijëra vizitorë, profesionistë të industrisë dhe brende të njohura vendore e ndërkombëtare.

Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë partnerët dhe pjesëmarrësit që ishin pjesë e këtij rrugëtimi historik dhe që me prezencën e tyre i dhanë vlerë, profesionalizëm dhe besueshmëri edicionit të parë të panairit.

Në mesin e partnerëve dhe mbështetësve të Beauty Fair Kosova 2026 ishin: Estethica, Dr. Botanica, Rinesa Lashes, Telegrafi, RTV Dukagjini, Glam Radio, Rosarita Cosmetics, Afrodita Cosmetics, Tesoro, Yves Rocher, Alpha Laser, Biobalance, AI Aesthetics, Cera di Cupra, Zanardi Beauty Center, Candela, Dete Afro Studio, Mak Cosmetics, ItalWax, Vamp Cosmetics, Onze Body & Mind, Miki Makeup Artist, 99 Lule, Flutur Cosmetics, Valis Skincare, Aesthetic House, Be Hair, Pharmaceris, Prime Wax, Aurona, Ajnure Daci, Universum International College, si dhe partnerët organizativë PR Solutions, MODUS dhe TENDA3.

Ky ishte vetëm fillimi i një platforme që synon të zhvillojë industrinë e bukurisë në Kosovë dhe ta vendosë atë në hartën rajonale të eventeve profesionale të këtij sektori.

PR Solutions dhe MODUS falënderojnë secilin partner për besimin, përkushtimin dhe mbështetjen në realizimin e një edicioni që tashmë konsiderohet një sukses i madh dhe një standard i ri për eventet e bukurisë në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *