
Në ditën e parë të panairit të shumëpritur “Beauty Fair”, e ftuara speciale Dr. Diola Dosti tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve gjatë Kongresit të Mjekësisë Estetike. Me një prezantim inovativ, ajo ngriti një pyetje thelbësore për të gjithë të apasionuarit pas kujdesit personal: “Bukuri e brendshme dhe e jashtme? Pse jo të dyja?”.
Nga korsetë tek filtrat: Rrugëtimi i bukurisë ndër vite
Dr. Dosti e nisi fjalën e saj me një rrugëtim historik mbi konceptin e bukurisë. Ajo shpjegoi se si në antikitet, përdorimi i kozmetikës ishte tregues i statusit social , njëjtë si në Mesjetë dhe Rilindje ku bukuria ishte një simbol social i padiskutueshëm. Gjatë shekujve 19 dhe 20, shoqëria kaloi tek korsetë, të cilat ndonëse dëmtonin organet, përdoreshin për kontrollin e trupit dhe status.
Sot, qasja ka ndryshuar, duke u orientuar drejt filtrave, botox-it, filler-ave dhe ndërhyrjeve të ndryshme kozmetike. Megjithatë, Dr. Dosti theksoi fort se perspektiva shkencore nuk ndryshon dhe se lëkura, në të vërtetë, është një hartë e organeve tona të brendshme.
Estetika kundrejt Nutrikozmetikës: Pro Biologjisë
Një nga mesazhet më të forta të prezantimit ishte se bukuria nuk aplikohet, por ndërtohet. Sipas Dr. Dostit:
- Filtrat ndryshojnë thjesht fytyrën.
- Moda ndryshon pamjen e jashtme.
- Por vetëm ushqimi, hormonet dhe kujdesi natyral arrijnë të ndryshojnë qelizën.
Ajo bëri një dallim të qartë duke thënë se estetika (si botox apo filler) korrigjon formën, ndërsa Nutrikozmetika korrigjon funksionin. Nutrikozmetika ndërhyn direkt në funksionin qelizor. Ajo sqaroi se kjo qasje nuk është kundra estetikës , por është thellësisht pro biologjisë.
Zgjidhja nga Dr. Botanica: Shkenca e bukurisë nga brenda
Për t’iu përgjigjur kësaj nevoje qelizore, Dr. Dosti prezantoi Nutrikozmetikën si “shkencën e bukurisë nga brenda” , me aplikimin e saj praktik përmes produkteve të markës Dr. Botanica.
Gjatë shpjegimit të përthithjes së produkteve, ajo përmendi “rregullin 500 Dalton”, i cili përcakton se cilët përbërës mund të përshkojnë barrierën e lëkurës. Gjithashtu, u prezantua dhe linja e veçantë “Baby Nutricosmetic” për lëkurën delikate të bebeve, e cila ka si bazë kryesore vajin e kastorit.
Prezantimi u përmbyll me një mesazh të qartë për të ardhmen e kujdesit ndaj vetes: Për shkak të problemeve me shëndetin e zorrëve, balancës së hormoneve dhe inflamacionit , njerëzit sot po kërkojnë gjithnjë e më shumë produkte natyrale.
Dr. Diola Dosti e mbylli ditën me një shprehje që do të mbahet mend gjatë: “Bukuria nuk krijohet në pasqyrë, por në qelizë!”.