Skip to content
Wednesday, June 3, 2026

Rinesa Bytyqi Qorrolli sjell standardet ndërkombëtare të “London Lash” në ditën e parë të Beauty Fair Kosova

Në ditën e parë të panairit të madh “Beauty Fair”, skenës iu bashkua edhe Rinesa Bytyqi Qorrolli, ekspertja ndërkombëtare dhe themeluesja e “Rinesa Lashes”


Me mbi 10 vite përvojë të dedikuar në industrinë e bukurisë, ajo ndau me të pranishmit sukseset e saj si “Master Trainer” e markës globale “London Lash”.

Gjatë prezantimit të saj, Rinesa foli për studiot profesionale që operojnë me standarde të larta në Çagllavicë dhe Tiranë. Ajo theksoi veçanërisht bashkëpunimin me emrat lider të industrisë si Sellma & Kaci. Për klientët ofrohet një gamë e plotë shërbimesh premium, që përfshijnë zgjatimin e qerpikëve (Classic, Hybrid, Volume, Mega Volume etj.), trajtimet Lash & Brow Lifting, si dhe Makijazhin Permanent (Buzë dhe Eyeliner).


Përtej anës estetike, Rinesa Lashes shquhet si një qendër edukimi dhe distributore zyrtare e produkteve “London Lash” për profesionistët e rajonit. Si pjesë e rrugëtimit të saj për të sjellë inovacionin ndërkombëtar, ajo njoftoi ekskluzivisht gjatë panairit dy super evente të afërta: një Masterclass me Lanna nga Los Angeles më 5 Maj, dhe një trajnim ekskluziv për PMU nga Anez nga Greqia në datat 16-19 Maj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *