
Ky brand dermo-kozmetik, i specializuar në trajtimin e problemeve specifike të lëkurës si aknet dhe irritimet, ishte pjesë e edicionit të sivjetëm të Beauty Fair Kosovo, ku prezantoi formulime dermatologjike dhe produkte të dedikuara për kujdes profesional të lëkurës.
Pjesëmarrja e Pharmaceris në panair tërhoqi interesim të madh nga vizitorët dhe profesionistët e bukurisë, të cilët patën mundësi të njihen më afër me linjat e specializuara për lëkurë sensitive, me akne dhe të irrituar.
Përfaqësuesit e brandit theksuan rëndësinë e kujdesit dermatologjik të personalizuar dhe përdorimit të produkteve të testuara klinikisht, duke shtuar se kërkesa për dermo-kozmetikë profesionale po rritet vazhdimisht edhe në tregun kosovar.
Beauty Fair Kosovo edhe këtë vit solli pranë publikut emra të njohur të industrisë së bukurisë, duke krijuar hapësirë për prezantimin e inovacioneve, trendeve dhe produkteve profesionale nga brendet vendore dhe ndërkombëtare.