
Gjatë edicionit të sivjetëm të Beauty Fair Kosova, pjesëmarrje pati edhe UNI – Universum International College, duke promovuar mundësitë akademike në fushën e Kozmetologjisë dhe edukimit profesional në industrinë e bukurisë.
UNI – Universum International College është e fuqizuar dhe e menaxhuar në bashkëpunim me Arizona State University, Universitetin më të madh publik në SHBA dhe një nga institucionet lidere në botë për inovacion. Ky bashkëpunim u mundëson studentëve arsimim të standardeve ndërkombëtare dhe qasje në metoda moderne të mësimdhënies.
Përmes programeve të saj, UNI ofron edukim të avancuar në Kozmetologji, duke kombinuar teknikat më të fundit me teknologji inovative dhe duke theksuar rëndësinë e shëndetit dhe mirëqenies në industrinë e bukurisë.
Pjesëmarrja në panair u vlerësua si një mundësi për të afruar studentët e ardhshëm me trendet globale të industrisë, si dhe për të promovuar rrugëtimet akademike drejt karrierave të suksesshme në estetikë dhe kozmetologji.