
Behije Lushaj, themeluese e estetikes “Be Hajr”, ishte e ftuar në një event të dedikuar estetikës moderne, ku u prezantua si një nga profesionistet e spikatura në këtë fushë.
Gjatë aktivitetit, ajo jo vetëm që mbajti një fjalim inspirues mbi trendet dhe zhvillimet në estetikë, por edhe demonstroi shërbimet e saj profesionale, duke sjellë në praktikë qasjen e saj bashkëkohore ndaj trajtimeve të lëkurës dhe bukurisë natyrale.

E njohur për kombinimin e shkencës, artit dhe inovacionit në punën e saj, Behije Lushaj u vlerësua për standardet që promovon në industrinë estetike dhe për përkushtimin ndaj rezultateve të personalizuara për klientët.

Demonstrimi i shërbimeve u prit me interes nga pjesëmarrësit, duke ofruar një pasqyrë më të afërt të metodave dhe teknikave që ajo përdor në praktikën e saj profesionale.
