
Afrodita është prezantuar në Beauty Fair Kosova 2026, panairin më të madh dhe të vetmin dedikuar industrisë së bukurisë në Kosovë, i mbajtur në Prishtina Mall.
Gjatë eventit, Afrodita ka shpalosur produktet e saj profesionale për fytyrë dhe trup, të cilat kombinojnë përbërës natyralë me inovacion shkencor dhe përdoren gjerësisht në trajtime estetike dhe sallone bukurie.

Prezantimi ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve dhe profesionistëve të fushës, duke theksuar cilësinë, sigurinë dhe efektivitetin e produkteve dermo-kozmetike të brendit në tregun profesional të bukurisë.
