
Në kuadër të panairit të bukurisë, Dete AfroStudio prezantoi shërbimet dhe teknikat e saj profesionale për trajtimin e flokëve, duke sjellë një eksperiencë unike dhe moderne për vizitorët.
E specializuar në trajtime për flokë, veçanërisht në stilin afro dhe extensions braziliane, Dete AfroStudio demonstroi live procesin e realizimit të flokëve braziliane, duke u dhënë vizitorëve mundësinë të shohin nga afër teknikat profesionale dhe transformimin e flokëve në kohë reale.
Studioja sjell teknika ndërkombëtare dhe eksperiencë profesionale unike në tregun lokal të bukurisë, duke ofruar shërbime moderne dhe cilësi të lartë për klientët që kërkojnë stil dhe kujdes profesional për flokët.
