
Aesthetic House, qendër estetike e specializuar në trajtime profesionale të kujdesit të lëkurës, është prezantuar në edicionin e sivjetëm të Beauty Fair Kosova 2026, panairit më të madh të bukurisë në vend.
Gjatë pjesëmarrjes në panair, Aesthetic House ka vënë në fokus qasjen e saj moderne ndaj kujdesit të lëkurës, duke kombinuar produkte cilësore me teknika bashkëkohore estetike. Vizitorët kanë pasur mundësi të njihen nga afër me shërbimet e personalizuara që ofron qendra, përfshirë pastrimin e thellë të fytyrës, trajtimet intensive hidratuese si dhe procedurat anti-aging.
Përfaqësues të Aesthetic House theksuan se qëllimi i tyre është të ofrojnë zgjidhje të përshtatura për çdo tip lëkure, duke u bazuar në analiza profesionale dhe teknologji moderne estetike.
Pjesëmarrja në Beauty Fair Kosova 2026 u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për të prezantuar trendet më të reja në kujdesin estetik dhe për të krijuar lidhje më të afërta me klientët dhe profesionistët e industrisë së bukurisë në Kosovë.